Togeri i Policisë së Kosovës në gjendje të rëndë, kërkohet ndihmë për trajtimin e tij në Turqi

by informim peje

Bekim Ferizi, oficer i Policisë së Kosovës me gradën toger, ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë urgjente për trajtim mjekësor jashtë vendit.

Ai është nisur sot drejt Turqisë për t’u trajtuar, mirëpo shuma e mbledhur deri tani nuk mjafton për të mbuluar të gjitha shpenzimet.

banner

Familjarët përmes një postimi në Facebook, bëjnë thirrje për ndihmë, pasi për vazhdimin e trajtimit dhe shërimin e tij nevojiten edhe 140,000 euro.

“Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë ndryshimin. Mund t’i shpëtojë jetën babait tone”, thotë djali i Bekimit, i cili ka bërë publik edhe numrin e tij të telefonit për të gjithë ata që mund të kontribuojnë: 048 876 444.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy