Thirrjet antishqiptare në Maqedoni- Ratkoceri: Mickoski është dashur të largohej nga salla

by Nexhat

Gazetari Arben Ratkoceri në “Rubikon” në Klan Kosova tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është dashur të largohet nga salla pas thirrjeve antishqiptare në Maqedoni.

Ratkoceri tha se edhe shqiptarët me sulme në baza etnike në stadium “nuk ia lënë mangu”.

banner

Ai shton se trendi i këtyre sulmeve është një lloj tradite.

“Nuk është një trend i ri që pas të 90’tave në Maqedoni, grupet e tifozëve që kontrollohen nga subjekte të caktuara politike dhe varësisht prej situatës aktuale dhe momentale politike, aktivizohen. Në kohën e Zaev sikur fillun të harrohen, por trendi i sulmeve në baza etnike në stadiume është një lloj tradite”, tha Ratkoceri.

Ratkoceri vlerëson se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, minimalisht është dashur të largohet nga salla.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy