Haradinaj pas takimit me Prattipatin: AAK-ja e gatshme të kontribuojë në formimin e institucioneve

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës priti sot në takim Anu Prattipatin, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve aktuale politike në vend dhe në rajon, me theks të veçantë mbi situatën e krijuar pas bllokadës institucionale që po zgjat tash e disa muaj.

banner

Kryetari i AAK-së e informoi Prattipatin për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin për të kontribuar drejtpërdrejt në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja që kanë dalë nga zgjedhjet e fundit.

Ai e falënderoi Prattipatin për angazhimin e saj dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset demokratike dhe zhvillimore që po kalon Kosova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy