Ukraina sulmon me dron rafinerinë strategjike të Lukoil në Republikën ruse Komi

by informim peje

Dronët e operuar nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR) kreu sot një sulm ndaj rafinerisë së naftës Lukoil në Republikën ruse Komi, e cila ndodhet dy mijë kilometra nga kufiri ukrainas.

Informacioni u konfirmua nga burime në shërbimin e inteligjencës ukrainase, shkruan Ukrainska Pravda. Objekti i synuar në Komi është thelbësor për furnizimin e forcave ruse me karburant dhe lubrifikantë.

banner

Burimet e inteligjencës ukrainase zbuluan se dronët goditën një rezervuar për produktet e naftës. Po ashtu, u dëmtua një njësi përpunimi gazi dhe kondensate gazi që përdoret për të prodhuar propan-butan dhe benzinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy