Menaxhmenti i RTK-së jep lajmin e mirë: Kemi gjetur një modalitet të ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në

by Nexhat

Ushtruesi i detyrës së Drejtor i Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundoqi, ka bërë me dije se kanë arritu një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se kërkesa e tyre zyrtare për kredi është dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe ajo po trajtohet me prioritet.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pret që shumë shpejt ajo të realizohet.

“Për shkak të pamundësisë për të komunikuar drejtpërdrejt me themeluesin tonë, Kuvendin e Kosovës, ne iu kemi drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilën kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për tejkalimin e gjendjes. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar alternativa të shumta, derisa kemi arritur bashkërisht te një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit. Kërkesa jonë zyrtare për kredi është dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe ajo po trajtohet me prioritet. Presim që shumë shpejt ajo të realizohet, në mënyrë që ne të vazhdojmë normalisht punën tonë”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy