Mungesa e arkave fiskale, Kaçaniku: Dikush nga shteti po kyçet në vallen e krimit

by Nexhat

Kryetari i Shoqatës Konsumatori, Selatin Kaçaniku, ka kritikuar mungesën e arkave fiskale në shumë biznese në Kosovë, duke thënë se kjo po dëmton rëndë qytetarët

Kaçaniku në një prononcim për GazetaBlic, thotë se vetë shteti, me ose pa vetëdije është duke u kyçur në vallen e krimit bashkë me disa biznese.

banner

“Po na shesin me çmime të ngritura, me produkte te cungura dhe po abuzojne me TVSH-në. Ndokush nga vetë shteti, me ose pa vetëdije, po kyçet në vallen e krimit bashkë me disa biznese”, tha Kaçaniku.

Ai shtoi se ankesat e konsumatorëve hasin në “vesh të shurdhër”, dhe se situata aktuale përbënë “vjedhje të hapur të shtetit”.

“Aty ku ekonomikisht operohet pa fiskalizim, nuk ka transparencë, as llogaridhënie, as siguri. Ku nuk ka fiskalizim, nuk vërehet prania e shtetit. Kosova po përballet me ‘vjedhje të shtetit”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy