PEJË/ Ngjarje tragjike, një person me nevoja të veçanta goditet për vdekje nga kamioni

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Pejës, ku një person është goditur për vdekje nga një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

banner

“Rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, kur një kamion ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth 60 vjeç, në lagjen Dardania, në rrugën ‘Ardian Krasniqi’. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion,” tha ai.

Gashi bëri të ditur se shoferi i kamionit është dorëzuar në polici.

Mësohet se viktima ishte një person me nevoja të veçanta dhe ishte në karrocë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy