A i ka harruar Gjykata Kushtetuese gërshërët në trupin e të operuarit?

by Nexhat

Nga: Prof. Valon Murtezaj

Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen, këtu nuk duhet pasur ndonjë dilemë, sot në Kosovë.

banner

Por, vazhdoj të kem qëndrimin e bazuar me ndershmëri dhe ndërgjegjje të zgjuar humane, në postulatet e mëdha historike, që janë themele të emancipimit të shoqërisë njerëzore nga shoqëritë despotike dhe autokratike në shoqëri të lirë dhe demokratike, që Gjykata Kushtetuese (edhe përkundër qëllimit potencial të mirë që mund ta këtë pasur për të ndihmuar) nuk ka pasur substancë lëndore për të interpretuar situatën e krijuar në Kuvend, nga të zgjedhurit e popullit dhe liderët e tyre të palidership.

E vetmja rrethanë kur situata e krijuar nga mungesa e lidershipit në Kuvend, do të mund të ofronte përmbajtje të prekshme për interpretim kushtetues do të ishte sikur Presidentja e Republikës së Kosovës do të kërkonte nga Gjykata, gjykimin e një gjendjeje kushtetuese:

A e kanë zvetënuar qëllimin e funksionit të tyre primar, deputetët e zgjedhur me vullnetin e lirë të popullit, duke dështuar në bërjën e Kuvendit, për pasojë duke vet-shuar pozitën e tyre si përfaqësues të zgjedhur të popullit, institucionit mbrojtës më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës, shtet i lirë, demokratik, sovran dhe europian?

Detyra e parë e trimnisë intelektuale është të mos bëhet pjesë e gënjeshtrës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy