78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në Vushtrri

by Nexhat

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të premten janë regjistruar gjithsej 78 vatra zjarri në vend.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se 17 vatra vazhdojnë të jenë ende aktive, ndërsa 61 vatra janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.

banner

“Situata më e rënduar është paraqitur në Komunën e Vushtrrisë, në fshatrat Tërllabuq, Gojbulë, Sllatinë dhe Miraxhë, ku zjarri mbetet aktiv por është nën kontroll. Kjo vatër është vizituar sot nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, i cili ka parë nga afër veprimet e ndërmarra në terren”, thuhet në njoftim.

AME shpreh mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë e Kosovës, KFOR-it, komunave dhe qytetarëve që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy