Zjarri përfshin katin e një shtëpie në Zubin Potok, Policia hap rast për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”

by Nexhat

Një zjarr ka përfshirë katin e një shtëpie mëngjesin e sotëm në fshatin Uglar të Zubin Potokut.

Policia tha në një njoftim se zjarrfikësit kanë arritur ta shuanin zjarrin.

banner

“Më datë 17.08.2025, rreth orës 04:30, Policia ka pranuar informacion për një zjarr që kishte përfshirë një objekt (shtëpi) në fshatin Uglar të Zubin Potokut. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Zjarri kishte përfshirë një kat te shtëpisë (lokal qe kishte shërbyer si shtyp-shkronjë me parë) ku janë shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nuk janë raportuar persona të lënduar”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se po e heton këtë dhe se ka inicuar rast për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

“Lidhur me rastin, njësitë e Hetimeve Rajonale në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Veri janë duke e trajtuar çështje, ku ne lidhje me këtë është njoftuar edhe eksperti i zjarreve për te përcaktuar shkakun e zjarrit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjegjshëm””, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy