GJILAN/ 23 vjeçari ra në kontakt me rrymën, policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë

by Nexhat

Një 23 vjeçar i komunitetit serb sot u lëndua rëndë derisa po punonte në Gjilan.

Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike.

banner

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, detaje ka dhënë policia e Kosovës.

Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, tha për Klankosova.tv. se i riu është punëtor i një kompanie private.

Hashani deklaroi se për rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës.

“Në vendin e ngjarjes ka dalur fillimisht një patrullë e policisë së Kosovës dhe më pastaj gjithashtu njesite relevante, zjarrefiksat, KEDS-i dhe mjekët nga emergjenca rajonale, për rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës”, tha Hashani.

“Sipas hetimeve të para i lënduari me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal këtu në Gjilan. Pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Për rastin është informuar Prokurori i Shtetit i cili e ka urdhëruar policinë e Kosovës t’i hetojë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, deklaroi ai

Rasti po cilësohet si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy