USHTRIA E KOSOVËS/ Dy oficerë diplomojnë në Turqi

by Nexhat

Nëntogerët Arian Syla dhe Elhami Hazimi kanë përfunduar me sukses programin njëvjeçar të kalimit nga nënoficer në oficer, në Shkollën Trajnuese “Maltepe” në Izmir të Turqisë, që funksionon në kuadër të Akademisë Ushtarake me komandë në Ankara.

Gjatë këtij programi, oficerët e rinj kanë ndjekur trajnime bazike, akademike dhe praktike për t’u përgatitur për detyrat e tyre si oficerë në ushtri. Ky shkollim është realizuar në kuadër të marrëveshjes bilaterale ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

banner

Në ceremoninë përmbyllëse ishte i pranishëm edhe atasheu ushtarak i Kosovës në Turqi, Nënkolonel Meriman Suka, i cili përgëzoi nëntogerët për përkushtimin dhe suksesin e treguar gjatë studimeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy