Kumbulla gati për duelin ndaj Celta-s

by Nexhat

Mallorca ka zyrtarizuar regjistrimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla, i cili i është bashkuar klubit spanjoll nga Roma me formulën e huazimit dhe të drejtë blerjeje.

Marrëveshja mes dy klubeve ishte finalizuar tri ditë më parë, por vetëm të enjten Kumbulla u regjistrua si lojtar i Mallorcas, duke e bërë të gatshëm për debutim në ndeshjen kundër Celta Vigos.

banner

Megjithatë, trajneri i skuadrës spanjolle nuk do të ketë në dispozicion dy titullarë të rëndësishëm. Vedat Muriqi dhe Manu Morlanes do të mungojnë pasi morën karton të kuq në përballjen e fundit ndaj Barcelonës.

Kështu, debutimi i Kumbullës pritet të jetë një nga lajmet kryesore për ndeshjen e radhës, ku Mallorca synon të rikthehet te rezultatet pozitive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy