Zyrtare: Amerikani Adrio Bailey i bashkohet Sigal Prishtinës

by Nexhat

Sigal Prishtina ka prezantuar të premten përforcimin më të ri për sezonin 2025/26, basketbollistin amerikan Adrio Bailey.

Bailey, i cili luan në pozitën tre dhe ka gjatësi 1.98 metra, vjen nga ekipi Indios de San Francisco i Republikës Domenikane, ku regjistroi mesatare prej 12 pikësh, 6 kërcimesh dhe 3 asistimesh për ndeshje.

banner

Ai është i katërti lojtar i huaj që i bashkohet klubit nga kryeqyteti këtë verë, pas Kelby Kramer, Lamb Autrey dhe Deondre Burns.

Krahas garave në Superligën e Kosovës, Sigal Prishtina do të përfaqësohet edhe në Ligën ENBL gjatë sezonit të ardhshëm, ku synon të shfaqet konkurruese me përforcimet e reja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy