Murati i kundërpërgjigjet Tahirit: Pensionet e luftës janë rritur 20% gjatë mandatit tim

by engel

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili e akuzoi Vetëvendosjen për, siç tha ai, “rekord të zi” në raport me kategoritë e luftës.

Tahiri e kritikoi Muratin edhe për përjashtimin e veteranëve të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës nga paga minimale.

banner

Në një postim në Facebook, Murati tha se i përgjigjet Tahirit me “fakte”.

“Herën e fundit kur PDK qeverisi me koalicionin PAN (2017–2020), pensionet e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve u rritën 0 euro. Në mandatin paraprak (2014–2017), në koalicion me LDK-në, PDK fshiu nenin 18 të ligjit që e lidhte pensionin e veteranëve me pagën minimale, pas kërkesës së FMN-së për shkak të listave të fryra, që rrezikonin stabilitetin financiar të vendit,” ka theksuar Murati.

Ai ka shtuar se, ndryshe nga qeverisjet e mëparshme, gjatë mandatit të tij pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20%.

“Po ashtu, gjatë kohës sime si ministër është katërfishuar buxheti i FSK-së, duke arritur për herë të parë kriterin e NATO-s prej 2% të BPV-së. Këto janë faktet”, përfundoi Murati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy