Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit i cili është kandidat edhe për një mandat tjetër nga radhët e LDK-së, ka njoftuar se ka qenë për vizitë në familjen e kandidatit të kësaj partie për Kuvendin Komunal, Faton Sefedini
Ahmeti ka shkruar se në prani të familjes Sefedini, miqve dhe përkrahësve të Fatonit, biseduam për zhvillimet e deritanishme në komunën tonë, për investimet në infrastrukturë, si dhe për projektet e ardhshme për qytetin e Lipjanit.
“Ndër të tjera, nga të pranishmit kërkova mbështetje për familjarin e tyre, Fatonin, në mënyrë që ta kemi krah nesh në Kuvendin e ardhshëm Komunal”, ka thënë Ahmeti
Në fund, i pari i Lipjanit ka falënderuar familjen Sefedini për mikpritjen dhe përkrahjen e vizionit të LDK-së, përtej fjalëve, duke shtuar se ai dhe ekipi i tij janë për punë e angazhim të vazhdueshëm për Lipjanin./Informim.net


