Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e gjitha Kosova po bllokohet shkaku i “një pozite tërësisht të parëndësishme”, nënkryetarin nga komuniteti serb, shkruan Reporteri.net.
Ai ka goditur edhe partitë që votuan për zgjedhjen e Dimal Bashës për Kryetar të Kuvendit, PDK-në dhe AAK-në.
“Bllokohet një Kosovë e tanë për shkak të një pozite tërësisht të parëndësishme…Pa marrëveshje politike s’mund të ketë zgjidhje sepse s’ka shumicë. Në këtë pikë shihet edhe naiviteti i partive tjera që edhe e mbajnë të Kuvendin të bllokuar dhe na lajnë me një kryetar Kuvendi si Dimal Basha”, tha Abdixhiku.
Për Bashën tha se po vazhdon shkeljen e Kushtetutës, teksa tha se konstatimi i tij për konstituimin e Kuvendit është i gabuar. Ai tha se s’do të marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë që e ftoi ai.
“Nuk e interpreton qartë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. …Një çmenduri të popullizmit”, deklaroi Abdixhiku.

