Selmanaj takohet me Eqrem Kryeziun: Njeri që ka lënë gjurmë të thella në historinë politike dhe institucionale të vendit tonë

by Nexhat

Kandidati i LDK’së për komunën e Prizrenit, Driton Selmanaj, para dy ditësh është takuar me Eqrem Kryeziun, ish kryetarin e Prizrenit. Selmanaj ka thënë se Kryeziu ka lënë gjurmë të thella në historinë politike dhe institucionale të Kosovës.

“Gjithmonë një emocion i veçantë me taku dhe me bashkëbisedu me njeriun që ka lënë gjurmë të thella në historinë politike dhe institucionale të vendit tonë. Kryetari Eqrem Kryeziu, gjatë udhëheqjes së Prizrenit në vitet 2000–2007, jo vetëm që ngriti standarde të larta të mirëqeverisjes, por kulturën politike që na ofroj, mbeti e paarritshme për ata që e udhëhoqën Prizrenin pas tij.”

banner

Ai ka thënë se Kryeziu ende ruan “të njëjtin idealizëm për parimet, integritetin dhe lirinë e mendimit dhe veprimit që duhet ta kemi në politikë”.

“Gjatë bisedës sonë, më bëri përshtypje qartësia e mendimit dhe modestia me të cilën flet për të kaluarën. Është frymëzuese me pa një njeri që, edhe pas kaq vitesh, ruan të njëjtin idealizëm për parimet, integritetin dhe lirinë e mendimit dhe veprimit që duhet ta kemi në politikë! Faleminderit për gjithçka që na mësove, profesor – Kryetar Eqrem Kryeziu! Vlerësimi për ju është i përhershëm!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy