Lojë, kundërshtimi i VV-së ndaj Listës Serbe thotë Paçarizi: Kemi parë incizime ku drejtoheshin me ‘’Vëlla’’

by Nexhat

Analisti politik, Rrahman Paçarizi  sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se kundërshtimi i VV-së për Listën Serbe, sipas tij është një lojë.

Ai është shprehur se pak vite më parë, ka pasur bashkëpunim vëllazëror të VV-së me Listën Serbe, përcjell Klankosova.tv.

banner

“Loja e tashme me gjoja kundërshtimin e Vetëvendosjes për Listën Serbe, sepse vetëm pak vite përpara ne kemi parë një bashkëpunim të frytshëm, të ngushtë dhe goxha vëllazëror mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe”.

“Ne i kemi parë incizimet ku e quajnë njëri-tjetrin edhe “vëlla”. Unë e di që nuk i ka thënë vëlla, vëlla, por ka treguar një afërsi. Ku u bë Mimoza Kusari me Milan Radoiçiqin me u drejtu me “vëlla”, edhe për çka, për pagat e veteranëve, kjo është shumë e rëndë”, u shpreh tutje Paçarizi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy