Shqipëria ndalon përdorimin e celularëve në shkolla – këto janë masat dhe përjashtimet!

by engel

Me fillimin e vitit të ri shkollor më 8 shtator, në Shqipëri hyn në fuqi një rregullore e re e Ministrisë së Arsimit, e cila ndalon përdorimin e telefonave celularë në klasa.

Vendimi, i cili synon rritjen e përqendrimit dhe përmirësimin e cilësisë së mësimit, u është komunikuar shkollave përmes një materiali të ilustruar, ku sqarohen masat që do të zbatohen në rast shkeljeje të rregullit.

banner

Sipas udhëzimeve, nxënësit që shkelin këtë rregull do të përballen me masa disiplinore, ndërsa për zbatimin efektiv të tij është parashikuar bashkëpunim i ngushtë mes mësuesve dhe prindërve.

Megjithatë, rregullorja lë hapësirë edhe për përjashtime: përdorimi i telefonit do të lejohet vetëm në raste të veçanta dhe të justifikuara, si p.sh. për nevoja shëndetësore ose komunikime urgjente të koordinuara me shkollën.

Ministria e Arsimit thekson se ky hap është ndërmarrë për të kufizuar shpërqendrimet dhe për të krijuar një mjedis më të shëndetshëm e të përqendruar në procesin mësimor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy