Rashiq thotë se Osmani s’do të mandatojë kandidatin e VV’së për kryeministër pa folur Kushtetuesja

by Nexhat

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, është shprehur i sigurt që presidentja Osmani nuk do ta mandatojë kandidatin e VV’së për kryeministër derisa të flasë Gjykata Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe.

Presidentja Osmani ka pasur një takim me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, në fillim të kësaj jave. Pas takimit, përmes një kumtese për media nga zyra e të parës së shtetit, është thënë se ajo, bashkë me ekipin e saj ligjor, po analizojnë situatën në Kuvend që më pas të kenë një qëndrim.

banner

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mbajnë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm ku do të votohet për kandidatin për kryeministër, emri i të cilit do t’i dërgohet presidentes Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy