Pushteti shpalli konstituimin e Kuvendit, Rohde konstaton se ende jemi në ngërç – e quan shqetësues diskursin kundër Kushtetueses

by Nexhat

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka shkruar sot për takimin e djeshëm që pati me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën ka diskutuar për procesin e konstituimit të institucioneve.

Rohde konstatoi se ka “ngërç institucional” pas pretendimeve nga kryeparlamentari Dimal Basha se Kuvendi i Kosovës është konstituuar.

banner

Ai tha se Osmanit ia ka shprehur shqetësimet e tij për “ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional”, ndërsa tha se ka vënë në dukje edhe diskursin e fundit për dyshime ndaj vendimeve gjyqësore.

Rohde paralajmëroi se ky diskurs zvogëlon besimin në organet e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Në takim shpreha shqetësimin tim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të gërryejnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, ka thënë Rohde.

Kuvendin të pakonstituuar po e sheh edhe ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, i cili pas takimit të djeshëm me Osmanin tha se diskutuan për “nevojën urgjente për hapat e mëtejshëm për formimin e Kuvendit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Ndërkaq, presidentja Osmani ka thënë se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ajp është zotuar se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy