Njësisë Speciale i shtohen edhe 48 pjesëtarë – Në ceremoni edhe përfaqësues të ambasadës amerikane e KFOR’it

by Nexhat

Sot në kampin e Njësive Speciale – Vrella, është mbajtur ceremonia solemne e certifikimit të 48 pjesëtarëve të rinj të Njësisë Speciale Operative. Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se në ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësues nga ambasada Amerikani, nga KFOR’i si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, drejtor i Departamentit të Njësive Speciale kolonel Shabani, eprorë të PK-së e instruktorë.

Në njoftim bëhet e ditur edhe se në ceremoni u certifikuan edhe 5 instruktorë të trajnimit themelor për NJSO-në si dhe u ndanë mirënjohje për instruktorët për kontributin dhe punën e palodhshme të tyre në trajnimin e kësaj gjenerate të operatorëve të rinj të NJSO-së.

banner

Njoftimi:

Ceremonia solemne e certifikimit të 48 pjesëtarëve të rinj të Njësisë Speciale Operative

Sot, më 04.09.2025 në kampin e Njësive Speciale – Vrella, u mbajt ceremonia solemne e certifikimit të 48 pjesëtarëve të rinj të Njësisë Speciale Operative, të cilët me sukses përfunduan një trajnimin bazik për operatorë të NJSO-së.

Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, drejtor i Departamentit të Njësive Speciale kolonel Shabani, eprorë të PK-së, instruktorë, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, KFOR-i amerikan si dhe zyrtarë të institucioneve shtetërore.

Kjo ceremoni është përmbyllje e një rrugëtimi profesional ku kandidatët më të përgatitur, më të qëndrueshëm dhe më të vendosur, janë bërë pjesë e kësaj njësie elitare të Policisë së Kosovës.

Po ashtu në këtë ceremoni u certifikuan edhe 5 instruktorë të trajnimit themelor për NJSO-në si dhe u ndanë mirënjohje për instruktorët për kontributin dhe punën e palodhshme të tyre në trajnimin e kësaj gjenerate të operatorëve të rinj të NJSO-së.

Këta pjesëtarë të rinj, të përgatitur nga instruktorë me përvojë dhe përkushtim të lartë, janë tashmë gati të përballen me detyrat dhe sfidat policore – gjithmonë në mbrojtje të rendit, ligjit dhe sigurisë, në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy