Kajtazi: Daçiqi ia përplasi në fytyrë Gërvallës, ‘Faleminderit që na ndihmove për ata në Hagë’

by Nexhat

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se është çmenduri për vendin zgjedhja e Dimal Bashës nga Lëvizja Vetëvendosje si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se degradim i madh për shtetin është Donika Gërvalla, si ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Qeverinë Kurti II.

banner

Kajtazi theksoi se Gërvallës i kishte thënë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq: faleminderit që na ke ndihmuar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë duke u gjykuar nga Specialja në Hagë.

“Kjo është me të marrë vaji, kjo është çmenduri çfarë i ka ndodhur këtij vendi. Dimal Basha, kryetar i Kuvendit të Kosovës, a ka send më turp për këtë vend, a ka ku të shkojë më poshtë? Më jepni një figurë tjetër që mundesh të thuash e të degradosh më shumë sesa Dimal Basha, kryetar Kuvendi.”

“A ka degradim më të madh se Donika Gërvalla, ministre e Jashtme? Asaj ia ka përplasur në fytyrë Daçiqi duke i thënë: ‘Faleminderit që na ke ndihmuar për ata në Hagë.’ A ka degradim më të madh? Pra, ne kemi sjellë shtetin sot në dorën-xhep të Dimal Bashës. Ky është, më nuk e përsëris këtë fjali, e kam përmendur një herë Përllumb Pilinçin, ai i Shqipërisë, ai e luan sot shtetin, ai e luan kryeministrin. Këta nuk dallojnë nga ai. Këta janë palaço, këta më nuk e lëshojnë pushtetin, por nuk dallojnë nga ai. Nuk e lëshon pushtetin dikush që ka ardhur me gjak. Nuk e lëshon Albin Kurti pushtetin, sepse ka ardhur me gjak,” ka thënë Kajtazi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy