“Me Albinin përpara na priftë e mbara”, ish kandidati i VV-së për deputet merr licencë për tregti me energji

by Nexhat

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Erzren Krasniqi, tashmë është licencuar nga ZRRE për tregti me energji elektrike, .

Sipas të dhënave që gjenden në ARBK, Krasniqi shihet që e ka themeluar kompaninë e tij më 24 prill 2025 dhe se është punëtori i vetëm që ka kompania e quajtur “Energy For Change L.L.C.”.

banner

Aktiviteti kryesor i kompanisë së Krasniqit është tregtia me energji elektrike.

Në vitin 2017, Krasniqi kishte kandiduar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet me numrin 108. Siç bëhej e ditur në faqen e LVV-së, ai kishte punuar në KEDS në periudhën 2014-2016, derisa në LVV ishte anëtarësuar për herë të parë në vitin 2015 si ekspert në fushën e energjetikës.

Krasniqi e ka përkrahur Kurtin edhe pas vitit 2017. Në vitin 2020 ai kishte shkruar në profilin e tij “Me Albinin përpara na priftë e mbara”.

Në ARBK, Erzen Krasniqi figuron edhe si bashkëpronar i kompanisë “Solar2 Group”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy