Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme, ndalon çdo veprim të deputetëve dhe procedurë për formimin e qeverisë

by Nexhat

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme për ndalimin e çdo veprimi nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës pas ankesës së Listës Srpska.

“TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë;”, thuhet në vendimin e saj.

banner

Gjykata ka urdhëruar që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.

Lista Srpska u ankua në Kushtetuese për ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

“Bazuar në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata nënvizon se themelimi i institucioneve shtetërore, siç është organi më i lartë përfaqësues i sovranit pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve e që është përgjegjësi parësore e deputetëve të zgjedhur duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën. Duke qenë se pretendimet e parashtruesve të kërkesës, në thelb, kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e vendimeve të marra dhe veprimeve të ndërmarra gjatë Seancës Konstituive, si akt kushtetues, Gjykata vlerëson se pretendimet dhe faktet e prezantuara nga parashtruesit e kërkesës ngrenë çështje të nivelit kushtetues që ndërlidhen
me themelimin e institucioneve shtetërorë pas zgjedhjeve për Kuvend”.

Gjykata në vendim tha se “konsideron se pa u vlerësuar pretendimet e lartcekura të parashtruesve të kërkesës në rastin para saj, është e domosdoshme që të ndalohen të gjitha veprimet e mëtejme drejt zgjedhjes së Qeverisë dhe vazhdimit të punës së Kuvendit, në mënyrë që të mos cenohet rendi juridik dhe demokratik në Republikën e Kosovës”.

Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb e ka shpallë të konstituuar Kuvendin dhe Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar të vazhdojë procedurën e dërgimit të emrit për mandatar të Qeverisë, por pas këtij vendimi të gjykatës, këtë s’do të mund ta bëjë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy