Aviokompania gjermane bindet ta paraqesë Kosovën të ndarë nga Serbia, ambasadori: U bë falë angazhimit diplomatik

by Nexhat

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti njoftoi se aviokompania gjermane Condor Airlines tashmë e paraqet Kosovën të ndarë nga Serbia në platformat e saj, dhe jo bashkë, siç kishte bërë më herët.

“Të nderuar bashkatdhetarë, Për vite me radhë, aviokompania gjermane Condor Airlines e ka paraqitur gabimisht Republikën e Kosovës në platformat e saj, duke mos e shënuar atë në kufijtë e saj kushtuetues. Falë reagimit dhe angazhimit tonë të vazhdueshëm diplomatik, Republika e Kosovës tani paraqitet saktë dhe nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, siç mund të shihet edhe nga dëshmitë përkatëse”, shkroi Ajeti në një postim në Facebook.

banner

Ai u kërkoi kosovarëve që jetojnë në Gjermani që t’i drejtohen Ambasadës nëse hasin raste të ngjashme.

“Nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë relevante, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla. 🇽🇰🇩🇪“.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy