Murati: Buxheti i ushtrisë është katërfishuar në pesë vitet e fundit

by Nexhat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se buxheti për ushtrinë është katërfishuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, duke marrë kështu prioritet maksimal në vetëm pesë vjet.

Sipas tij, rritja e ndjeshme e financimit ka bërë që të tejkalohet edhe plani i tranzicionit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

banner

Murati ka kujtuar se me qeveritë e kaluara shpenzimet për ushtrinë nuk kishin kaluar kurrë nivelin prej 50 milionë eurosh, gjë që sipas tij, tregon qartë ndryshimin e qasjes ndaj forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Në publikimin e tij, ministri ka paraqitur edhe një grafik krahasues që pasqyron trendin e buxheteve të ndara për ushtrinë ndër

vite.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy