Lista Srpska u ankua për procedurën e votimit, Osmani s’ka çuar komente për këtë: Votimi në pako s’kërkohet me Kushtetutë

by Nexhat

Para disa ditësh Lista Srpska i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me ankesë, ndër tjerash edhe lidhur me procedurën e zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, duke kontestuar procedurën e votimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë, procedurë e cila u bë në votim ndaras, e jo në pako, siç u bë për nënkryetarët e tjerë.

Për këtë ankesë të Listës Srpska, sot presidentja Vjosa Osmani ka dorëzuar në Kushtetuese “komentet lidhur me rastin më të fundit të dorëzuar nga deptuetët e Listës Serbe dhe deputetët tjerë”,

banner

Por, gjatë konferencës për media, Osmani bëri të ditur se në komentet e saj, ajo s’e ka adresuar fare çështjen e votimit në pako.

Presidentja tha se këtë çështje ajo e sheh si dytësore, tretësore apo edhe më poshtë.

Madje, Osmani deklaroi se sipas saj, votimi në pako s’kërkohet me Kushtetutë.

‘‘Sa i përket çështjes së pakos nuk kemi dërguar komente lidhur me këtë çështje, sepse me duket çështje dytësore, tretësore apo edhe më poshtë. Çështja parësore, kapitale, që sot e ka gjykata para vetës është se a do ta mbrojë republikën nga vetoja e një komunitet apo e një partie në fakt, jo e një komuniteti një partie që përfaqëson komunitetin, një partie që as nuk e njeh këtë republikë as nuk i respekton ligjet e kësaj republike. Ne nuk do të duhej të lejojmë që themelet e republikës sonë të rrezikohen. Ne fokusim e kemi të gjerat e rëndësishme, unë mendoj që ato tjerat, është dashtë me një pako me votu, të jem e qartë pako nuk kërkohet me Kushtetutën e republikës së Kosovës, votimi në pako nuk kërkohet me kushtetutë’’, ka thënë ajo.

Ndryshe, procedimi ndaras e jo në pako i zgjedhjes së nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë është kritikuar nga njohës të fushës. Të njëjtit kanë deklaruar se edhe zgjedhja e nënkryetarëve nga këto komuniteti, si të tjerët, duhet të bëhet në pako.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy