Osmani po pret përfundimin e muajit për caktimin e mandatarit për qeverinë e re: Kush e bën shumicën, është në duar të partive

by Nexhat

Presidentja e Kosovës po e pret fundin e muajit që të vijë aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, të cilin ajo e konsideron të kryer, po si Lëvizja Vetëvendosje, edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.

Vjosa Osmani tha në një konferencë për media se pasi të skadojë masa e përkohshme e vendosur nga Kushtetuesja, “menjëherë” më pas do t’i ndërmarrë hapat për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

banner

“Na ndalohet që të ndërmarrim çdo procedurë për caktimin e mandatarit dhe krijimin e qeverisë”, tha fillimisht Osmani, ndërsa shtoi se pas shtatorit, do t’i ndërmarrë veprimet që i takojnë asaj, e më pas tha se “punët e tjera janë në duar të partive”.

“Menjëherë pas 30 shtatorit, shpresoj që do ta kemi mundësinë me konstituimin e të gjitha institucioneve, dhe në momentin që të skadojë masa – me shpresën që do të ketë vendim në frymën pozitive të konstituuimit – po atë ditë do ta thërrasë partinë e parë dhe menjëherë do të procedojë edhe me caktimin e mandatarit. E pastaj punët e tjera janë në duar të partive, kush e krijon shumicën, si e krijojnë shumicën, si votohet qeveria, ato pastaj janë jashtë këtij institucioni”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy