Driton Selmanaj prezanton programin për Prizrenin, Abdixhiku: Ai foli jo vetëm si kandidat, por edhe si qyetar që e ndjen këtë vend

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook për programin e kësaj partie në Prizren me kandidatin Driton Selmanaj.

Ai ka thënë se Dritoni shpalosi projektet për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, turizmin dhe kulturën e këtij qyteti.

banner

“Sonte në Prizren, kandidati ynë Driton Selmanaj prezantoi programin që i jep qytetit drejtimin që meriton. Me përvojë, përkushtim dhe vizion të qartë, Dritoni shpalosi projektet për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, turizmin dhe kulturën e këtij qyteti. Ai foli me përgjegjësi e me dashuri për Prizrenin, jo thjesht si kandidat, por si qytetar që e njeh dhe e ndjen këtë vend”.

“Prizreni meriton një ludhëheqës dhe një ekipë që i ngjan qytetit: të hapur, punëtor, kreativ dhe të drejtë. Pikërisht këtë udhëheqje ofron Lidhja Demokratike. Me të, bashkë ndërtojmë një Prizren që ecën përpara”, ka shkruar Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy