Në Zvicër protestohet për 17-vjeçarin francez, shtatë të arrestuar

by informim

Protestat për vrasjen e 17-vjeçarit Nahel nga policia në Francë janë përhapur edhe në Zvicër.

Në Lozanë në pjesën perëndimore të vendit ku flitet frëngjisht, rreth 100 njerëz u mblodhën pas një mesazhi në mediat sociale për thirrje për protesta, shkruan BBC,

Policia tha në një deklaratë se disa xhama të dyqaneve u thyen pasi disa adoleshentë hodhën gurë dhe koktej molotovi mbi ta.

Oficerët arrestuan shtatë persona, gjashtë prej tyre të moshës 15 deri në 17 vjeç dhe që kishin nënshtetësi të Portugalisë, Bosnjës, Serbisë, Gjeorgjisë, Zvicrës dhe Somalisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy