Haxhiu: Qeveritë e kaluara ishin të korruptuara, por shumë të paprekshme

by Nexhat

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ish-qeveritë kanë qenë të korruptuara, por të paprekshme nga drejtësia.

“Qeveritë e kalume kanë qenë tepër të korruptuara, por shumë të paprekshme. Duhet vendime të drejta gjyqësore nga institucionet tona të drejtësisë, por kur nuk e ke sistemin e pavarur, natyrisht që nuk mund t’i kesh”, tha ajo.

banner

Haxhiu shtoi se pasuria e disa politikanëve është e pajustifikueshme: “Është vend i vogël, e dimë si kanë jetuar dhe si jetojnë tani. Sa vila i kanë në lagjet luksoze – e dimë krejt. Si është e mundshme prej një page 1500 euro të kenë vila gjithandej?”

Ajo theksoi se secili që abuzon me detyrën duhet të përballet me drejtësinë, pavarësisht përkatësisë politike.

“Secili që abuzon me detyrën zyrtare duhet të japë llogari, pavarësisht a është i LVV-së. Sepse në ligjet që i bëjmë nuk themi se nuk duhet të preket njeriu i VV-së,” tha Haxhiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy