Albulena Haxhiu flet për luftë ndaj Vjosa Osmanit, e lidh me qëndrimin që ajo mbajti dje ndaj Listës Serbe

by Nexhat

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me raportimet në media për shkollimin e vajzave të presidentes Vjosa Osmani.

“Situata, për aq sa kam informacione, është e papranueshme sepse po bëhet fjalë për fëmijë të mitur që askujt asgjë nuk i kanë bërë”, tha Haxhiu në një deklaratë për media.

banner

Ajo theksoi se kjo fushatë ndaj presidentes lidhet drejtpërdrejt me qëndrimet e saj politike.

“Unë nuk jam kompetentë të flas nëse ka tejkaluar kompetencat e të tjera, janë institucionet tjera përgjegjëse për këtë. Por mendoj krejt kjo luftë po bëhet për shkak të qëndrimit të Presidentes Osmani dhe me duhet ta them këtë sepse besoj që kjo është edhe qëndron. Për shkak të qëndrimit të saj kundrejt Listës Serbe dhe kjo është e papranueshme”, u shpreh Haxhiu në Debat Plus.

Nënkryetarja e Kuvendit shtoi se as Osmani dhe as kryeministri Albin Kurti nuk kanë krijuar pasuri duke qenë në funksione publike dhe se përdorimi i veturës zyrtare apo transporti i fëmijëve në shkollë është i rregulluar me ligj.

“Me përdor veturën zyrtare ka legjislacion në fuqi që lejohet, me dërgu fëmijët në shkollë të presidentit po, të kryetarit të Kuvendit po. Unë mendoj që nëse nuk lejohet nuk do të ishte bërë. Janë ligjet në fuqi që ia kanë lejuar këtë”, ka thënë Haxhiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy