Abdixhiku thirrje Kurtit: Reformohuni, se kështu s’mund të bashkëpunojmë

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai drejton nuk do bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të dallimeve konceptuale.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka theksuar se subjekti që përfaqëson është i bindur që LVV-ja nuk do të reflektojë dhe se është larg nga emancipimi politik që për LDK-në është o pranueshëm.

banner

“LDK-ja bënë thirrje që LVV-ja të reformohet para se të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë. Nuk mundem të bashkëpunojë me njerëz që nuk e respektojnë shtetin e Kosovës, për besë nuk mundem. Nuk mund të bashkëpunoj me dikë që të quan ‘tradhtar’ dhe ‘bashkëpunëtor të Serbisë’”.

“I shikoja në Kuvend, dilnin para mediave dhe deklaronin ‘LDK-ja është bërë bashkë me Vuçiqin dhe Listën Serbe’. Ti pastaj ndalesh dhe e kthen kokën dhe thua kush është bërë me Listën Serbe? Mbrapa e ke komandant Anton Qunin, general Fadil Hadërgjonaj, e ke Hysen Çekajn, djalin e Sali Çekajt, profesor Avdullah Hotin, profesoreshë Hykmete Bajrami, profesor Kujtim Shalën, profesoreshës Jehona Lushakun-Sadriun, dhe profesor Alban Zogajn”.

“Pra, ke njerëz të denjë, e ke një parti të tërë, 171 mijë votues të partisë kundërshtare i ofendon dhe iu thua ‘këta janë me Serbi’, pa kurrfarë përgjegjësie politike. Ata duhet të mblidhen dhe të rikonsiderojnë pozicionin e tyre, dhe e dyta vlerat për të cilat qëndrojnë, vlerat e Albin Kurtit, duhet të jenë të njëjta me vlerat e shtetit ku rrit familjen e tij. Në Norvegji respektohen vendimet e Gjykatës Supreme”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku deklaroi kështu kur u pyet në “Rubikon” se a mund të kenë një bashkëpunim politik me LVV-në nëse mbahen zgjedhje të tjera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy