Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

by Nexhat

Nesër (e premte), në ambientet e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), do të hidhet shorti për edicionin e ri garues në basketbollin vendor.

Procesi i tërheqjes së shortit nis në orën 11:00 me Superligën e Femrave, ndërsa nga ora 12:00 do të vazhdohet me Superligën e Meshkujve.

banner

Ky edicion pritet të sjellë një nivel të lartë rivaliteti dhe cilësie, me shumë skuadra që e kanë shpallur synim titullin e kampionit. Tifozët dhe adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësinë të ndjekin muaj me duele emocionuese, ndeshje të forta dhe spektakël të vërtetë në parket.

Federata e Basketbollit ka bërë të ditur se shorti do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të FBK-së në “Facebook”, duke u mundësuar të gjithë të interesuarve ta ndjekin në kohë reale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy