Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen Izrael–Kosovë

by Nexhat

Federata e Futbollit e Kosovës njofton tifozët se tashmë ka filluar shitja e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen Izrael–Kosovë, e cila zhvillohet më 1 tetor 2026, në Debrecen të Hungarisë.

Për të siguruar biletën, secili tifoz duhet të plotësojë saktë të dhënat e kërkuara gjatë procesit të regjistrimit.

banner

Të dhënat e nevojshme janë:

Numri i letërnjoftimit ose pasaportës;

Fotografia e letërnjoftimit ose pasaportës;

Emri dhe mbiemri i plotë, saktësisht siç figuron në dokumentin identifikues;

Adresa e emailit;

Numri i telefonit.

E rëndësishme: Tifozët duhet të sigurohen që të gjitha të dhënat të jenë plotësuar saktë. Çdo tifoz që nuk ofron informacionin e kërkuar në mënyrë të saktë, ose të dhënat e identifikimit të të cilit nuk përputhen me regjistrimin e biletës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium.

Shitja e biletave për tifozët e Kosovës mbyllet më 30 shtator në ora 20:00.

Ndeshja: Izrael – Kosovë

Debrecen, Hungari

1 tetor 2026

20:45

Hapja e dyerve: 19:15

Sektori i tifozëve të Kosovës: D3

Linku për blerjen e biletave:

https://tickets.leaan.net/…/6ab7795f2b745f8c9cb17552

FFK u bën thirrje të gjithë tifozëve që do ta përkrahin Kombëtaren në këtë ndeshje që gjatë blerjes së biletës të plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat e kërkuara dhe të sigurohen që ato të përputhen plotësisht me dokumentin e identifikimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy