Zhegrova në formë të lartë, mediat italiane: Mesazh i qartë për Spallettin

by Nexhat

Paraqitjet e fundit të Edon Zhegrovës me Kombëtaren e Kosovës,  kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane.

Mediumi i njohur italian “Calciomercato” i ka kushtuar një artikull të veçantë sulmuesit kosovar.

banner

Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Austrisë, të cilën Kosova e humbi 3:1, ndërsa ishte pikërisht ai që shënoi golin e vetëm të “Dardanëve”, duke realizuar nga pika e bardhë.

Pavarësisht humbjes së Kosovës, mediumi italian e vlerëson formën e mirë të Zhegrovës, duke theksuar se ai tashmë ka regjistruar tre gola dhe një asistim në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni.

“Penalltia nuk e largoi humbjen ndaj Austrisë, por konfirmoi formën e mirë të Edon Zhegrovës. Me këtë gol, ai ka arritur në tre gola dhe një asistim në gjashtë ndeshjet e para të sezonit”, shkruan “Calciomercato”.

Sipas mediumit italian, kjo formë mund të jetë edhe një sinjal për trajnerin e Juventusit, Luciano Spalletti, i cili mund t’i japë Zhegrovës më shumë hapësirë në vazhdim të sezonit.

“Ky është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm për Luciano Spallettin, i cili sezonin e kaluar nuk arriti të mbështetej vazhdimisht te versioni më i mirë i Zhegrovës”, vijon artikulli.

“Calciomercato” thekson se kosovari mund të përfshihet më shumë në rotacionin e Juventusit dhe se tashmë mund të konkurrojë me Francisco Conceicaon për një vend në formacionin bazë.

Me skemën 4-2-3-1 të preferuar nga Spalletti, Zhegrova shihet si një alternativë për krahun e djathtë të sulmit, pozitë ku aktualisht aktivizohet edhe Conceicao.

Megjithatë, para rikthimit te Juventusi, Zhegrova është i fokusuar te Kombëtarja e Kosovës. “Dardanët” të enjten do të përballen me Izraelin në Hungari, në kuadër të Ligës së Kombeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy