Takimet e sotme në Bruksel, Petkoviq: Serbia insistoi për formimin e Asociacionit, Kosova pa përgjigje për draftin evropian

by Nexhat

Takimi trepalësh i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, i ndërmjetësuar nga emisari special i BE’së, Peter Sorensen ka përfunduar sot në Bruksel.

Sipas medias serbe Rts, Petkoviq ka deklaruar se ka insistuar për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por sipas tij, pala kosovare nuk ishte e interesuar për këtë.

banner

Petkoviq shton se Bislimi nuk dha përgjigje lidhur me atë se a e pranon draft statusin evropian për Asociacionin.

“Nëse nuk ka Asociacion, lind pyetja e mbijetesës së popullit serb në Kosovë. Pra, për ne, kjo tani është një çështje humanitare sepse populli serb nuk mund ta durojë më gjithë terrorin që vuajnë nga policia e Kurtit dhe regjimi i Kurtit. Ia thashë hapur këtë z. Bislimit”, theksoi Petkoviq.

Tutje, kryenegociatori serb deklaroi se formimi i Asociacionit është parakusht për të vazhduar më tutje lidhur me dialogun.

“Bashkësia e komunave serbe përfaqëson një kornizë për mbijetesën e popullit tonë dhe ne do të këmbëngulim në këtë. Ne thamë se parakusht për çdo arsye të mëtejshme në aspektin e hapave të mëtejshëm është të kemi atë asociacionin që kemi pritur për 12 vjet”, theksoi Petkoviq.

Ai theksoi se u diskutua edhe çështja e personave të zhdukur.

“Ne e kemi deklaruar qartë se jemi absolutisht të përkushtuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, kryesisht për të mirën e familjeve që kanë pritur për më shumë se 20 vjet të vërtetën e plotë rreth vuajtjeve të të dashurve të tyre”, tha Petkoviq.

Ai theksoi se Serbia do t’i përgjigjet çdo thirrjeje nga Sorensen por duke shtuar se pala kosovare nuk është e gatshme për asnjë marrëveshje.

“Por problemi është pala tjetër, e cila nuk është e gatshme për asnjë bisedë apo marrëveshje”, tha Petković.

Ai njoftoi se fillimisht pati takim me Sorensen, pasi delegacioni i Beogradit pati takim dypalësh me ekipin e Sorensen, dhe në fund pati bisedime të drejpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy