Rrëfehet Yamal: Gjithçka ka ndryshuar në jetën time

by Nexhat

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe prekës në një intervistë për podkastin ‘Resonancia de Corazón’.

Ai foli për ndryshimin e madh që ka sjellë fama në jetën e tij, dashurinë për nënën, rrënjët marokene dhe një nga momentet më të vështira të fëmijërisë, plagosjen e babait të tij.

banner

“Jeta ime ka ndryshuar në të gjitha aspektet. Më parë mund të dilja me miqtë për një pije, por tani nuk mundem më. Në turneun e kësaj vere në Kore, Japoni dhe Kinë ishte e pamundur të dilja diku, por jam i lumtur,” tha 17-vjeçari i Barcelonës.

Ai tregoi lidhjen e veçantë me nënën e tij, Sheila Ebana.

“Nëna ime punonte shumë dhe nuk mund të kalonte gjithmonë kohë me mua, por gjithmonë më gatuante darkë kur kthehej në mbrëmje. I bleva një shtëpi, sepse ajo është mbretëresha ime dhe meriton gjithçka. Ajo më bleu një PlayStation 4 që në atë kohë ishte gjithçka për mua. Sot luaj shumë në PlayStation 5 – mund të kisha vilën më të madhe në botë, por do të isha gjithmonë në dhomën e lojërave.”

Në rrëfim, Yamal kujtoi edhe një moment dramatik, sulmin ndaj babait të tij në Marok.

“Isha vetëm 16 vjeç kur mora telefonatën se babai im ishte therur me thikë. U trondita. Desha të nisesha menjëherë, por kushëriri im nuk më lejoi. Të nesërmen, megjithatë, shkova ta vizitoja në spital dhe ai më tha se ishte mirë,” kujton Yamal.

Sulmuesi i Barcelonës foli edhe për polemikat rreth festës së tij të 18-vjetorit.

“Nuk jam i zemëruar. Ata u përpoqën të shkatërronin gjithçka në shumë mënyra”, përfundoi Yamal

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy