Rubin: Informacionet kryesore merreshin për lëvizjet e forcave serbe

by Nexhat

Avokati i Veselit pyeti Rubinin nëse kishte marrë informacione nga Shaun Byrnes, i cili drejtonte Misionin Vëzhgues Diplomatik të SHBA-së në Kosovë, gjatë luftës.

Rubin u përgjigj se po, duke e cilësuar Byrnesin si një burim të besueshëm që jepte të dhëna të sakta, sidomos mbi lëvizjet e forcave serbe.

banner

Kur u pyet nëse merrte informacione nga UÇK-ja, Rubin tha “mbase jo”, duke shtuar se fokusi kryesor ishte te veprimet e ushtrisë serbe.

Ai theksoi se informacionet për UÇK-në vinin kryesisht nga inteligjenca dhe kanalet diplomatike që kishin kontakte me shqiptarët e Kosovës.

“Lufta po zhvillohej. UÇK-ja mori në dorë fatin e njerëzve të vet. UÇK-ja u përgjigj dhe Serbia u kundërpërgjigj”, tha Rubin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy