Gashi: Partitë opozitare nuk kanë guxim as ndaj Vetëvendosjes, as ndaj Listës Serbe

by Nexhat

Astrit Gashi, analist në Debat Plus, ka akuzuar ish-partitë opozitare për mungesë të mendimit politik dhe guximit.

“Në qoftë se mendimi dhe guximi politik i Lëvizjes Vetëvendosje është në raport me Listën Serbe, partitë opozitare të Kosovës as nuk kanë guxim në raport me Lëvizjen Vetëvendosje, as nuk kanë guxim në raport me Listën Serbe”, ka thënë ai.

banner

Ai ka theksuar se ish-partitë opozitare kanë rënë në diskursin jo të Albin Kurtit, por të Zebicës (Kujtim Zebica – opinionist).

“O je me këtë, o je me atë, dhe kanë mbetur si qyqe të cilat nuk po dinë kah po sillen”, ka thënë Gashi, duke shtuar se Albin Kurti po luan me to si të dojë.

Tutje, Gashi ka theksuar se ato parti politike nuk kanë guxim për asgjë.

“S’kanë guxim për kurgjo. Vetëvendosje prej që ekziston, nëse kurgjo s’ka pasur, prej që ekziston ka pasur guxim”, ka thënë Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy