Përparim Rama: Lagjen “Arbëria” e kemi ndryshu në këto katër vite – Ishulli Urban, unaza e re, mbikalimi e zgjerimi i rrjetit të ngrohjes

by Nexhat

Lagja “Arbëria” ka qenë ndalesa e radhës për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

I pari i kryeqytetit e ka vizituar këtë lagje, për të cilën ka thënë, se ka ndryshuar shumë në katër vitet e fundit.

banner

Rama ka përmendur Ishullin Urban, unazën e re të qytetit, zgjerimin e rrjetit të ngrohjes e ndriçimin publik, si premtimet kryesore të realizuara.

Megjithatë, ka theksuar se është i gatshëm që të gjitha kërkesat e qytetarëve, t’i adresojnë bashkarisht.

“Po lajmërohemi këtu nga lagjja Arbëria, e cila ka ndryshu shumë këto katër vite; nga Ishulli Urban, unaza e re e qytetit, mbikalimi e deri te zgjerimi i rrjetit të ngrohjes dhe ndriçimi publik. E kemi pastru prej ndërtimeve pa leje dhe kemi sjellë investime në shkolla, shëndetësi e kulturë. Këto nuk janë veç projekte, por janë ndryshime që i prekni ju banorët, çdo ditë. E di që ka edhe kërkesa tjera, prandaj jam këtu me ju, me i çu përpara bashkë! Jeni të mrekullueshëm! Urime dhe shihemi!”, ka thënë Rama në një video të publikuar në rrjete sociale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy