IPK: U arrestuan katër policë, dyshohen për “manipulim me prova”

by Nexhat

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot katër zyrtarë policorë në Mitrovicën e Jugut, të dyshuar për veprën penale “manipulim me prova”.

Sipas IPK-së, hetimet fillestare tregojnë se më 13 shtator 2025 zyrtarët policorë nuk kanë proceduar me rast penal në një incident të kategorizuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Po ashtu, ata dyshohen se kanë fshehur dhe manipuluar me provat e gjetura në vendngjarje.

banner

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Si pjesë e procedurave administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e katër policëve, të cilët ishin me detyrë në Stacionin Policor të Mitrovicës së Jugut.

Hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë, do të vazhdojnë hetimet për të ndriçuar të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy