‘‘Deklaratë skandaloze’’, VV’së i ‘pengojnë’ edhe Çitaku e Shala, Bajqinovci: Abstenuan për Haxhiun

by Nexhat

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka folur për dy ‘’probleme’’ lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të kuvendit të Kosovës.

Bajqinovci, i ftuar në KosovaLive, ka thënë se përveç Listës Serbe, problem janë edhe emrat e Kujtim Shalës e Vlora Çitakut.

banner

‘’Janë dy mënyra të votimit, kemi pasur edhe në pako edhe një nga një për nënkryetar. Këtu janë dy probleme, e para deklarata skandaloze e deputetit të Listës Serbe, ku flet në emër të popullit serb sikur të ishte deputet në parlamentin e Serbisë, e jo në të Kosovës. Pastaj kemi edhe problemin tjetër, ku kanditatët të cilët janë propozuar, siç është Kujtim Shala, nga LDK’ja, dhe zonja Çitaku nga PDK’ja, janë dy persona të cilët nuk e votojnë presidentin dhe janë duke kërkuar që ta çojnë vendin në zgjedhje me çdo kusht. I kemi dy kanditatë të cilët abstenuan për kryetar ndërsa po kërkojnë votën për nënkryetar dhe janë kundër zgjedhjes së presidentit’’, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy