Rama në Parlamentin Europian, vlerëson rolin e Olivier Röpke: Një “superhero i heshtur” i Europës, solli paqe në kohë stuhie

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, ka vlerësuar me nota të larta kontributin e Olivier Röpke, drejtuesit në largim të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian (EESC), duke e cilësuar si një “superhero të heshtur europian” që solli paqe dhe stabilitet në një periudhë të trazuar për kontinentin.

Rama tha se nuk kishte ardhur për të folur për shoqërinë civile, por për një njeri që e kishte transformuar nga një “skeptik i madh” ndaj dialogut social, në një mbështetës të bindur të këtij procesi

banner

“Me shumë gjasë do të zhgënjej shumë prej jush, pasi nuk do të flas për shoqërinë civile. Por kam ardhur për një person që më transformoi nga një skeptik i madh ndaj dialogut social, në një idhtar të këtij dialogu.”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar theksoi se fundi i presidencës së Röpke në krye të Komitetit Ekonomik dhe Social është një moment reflektimi për punën e jashtëzakonshme që ai ka bërë, në një periudhë të ngarkuar me sfida për Europën.

“Kur e morët detyrën, Europa ishte në atë që mund të përshkruhet si stuhi. Lufta në Ukrainë, pandemia, sfidat ekonomike që kanë prekur edhe Shqipërinë… Ishin kohë të vështira. Dhe ndërkohë, ne ende nuk kishim hapur asnjë grup negociues me BE. Megjithatë, përmes gjithë kësaj trazire, ju sollët paqe – përfshirë edhe tek skeptikë si unë.”

Rama bëri edhe një koment me ironi për kalimin e kohës dhe sfidat që janë përballuar gjatë mandatit të Röpke, duke shtuar:

“Duket si epoka e gurit… atëherë flokët e mi ishin ende të zinj.”

Në përfundim të fjalës së tij, Kryeministri e cilësoi mandatin e Olivier Röpke si dëshmi se mrekullitë mund të ndodhin edhe në realitetin europian, duke theksuar se përkushtimi i tij ka frymëzuar shumë liderë dhe institucione në kontinent.

“Ky është një moment për të kremtuar punën e një njeriu të jashtëzakonshëm. Një super hero i heshtur europian. A nuk është kjo provë që mrekullitë ndodhin?”, përmbylli Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy