Ish-presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, do të vizitojë sot Shqipërinë.
Ish-presidenti amerikan do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare pasditen e sotme.
Gazetarja Esiona Konomi tregoi se kush do të marrë pjesë në ceremoninë që do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shkruan abcnews.al.
“Iu ka ardhur festë të gjithë grupeve parlamentare zyrtare për të marrë pjesë në ceremoni, përjashtuar ata deputetë që janë të pavarur si Sali Berisha. Ka marrë ftesë edhe grupi parlamentar i PD-së zyrtare që drejtohet nga Gazment Bardhi. Ky i fundit është shprehur se nuk do të marrë pjesë në ceremoni. Gjithsesi deputetë të tjerë nga opozita kanë konfirmuar pjesëmarrjen ndërkohe mbetet e paqartë nëse Lulzim Basha do të jetë apo jo. Në ceremoninë publike do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë, shtetarë, diplomatë por edhe politikanë dhe figura të jetës publike dhe fetare“, raportoi gazetarja.
Ish-presidenti Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë pasdite, ku në orën 19.00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në orën 19.05, Rama do të mbajë fjalën dhe më pas do të ftojë Clintonin të marrë çmimin e akorduar