Llapi nuk arrin të fitojë as ndaj Feronikelit ’74, që luajti më shumë se një orë me 10 lojtarë

by Nexhat

Llapi i Tahir Batatinës nuk po arrin të këndëllet assesi, pasi nuk mori fitore as ndaj një ekipi që për më shumë se një orë luajti me një lojtar më pak në terren.

Skuadra llapjane barazoi pa gola me Feronikelin ’74 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

banner

Ndeshja u mbyll pa gola, derisa skuadra vendase luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 36-të.

Edhe pse dominimi në posedim ishte i Llapit, Nikli pati më shumë goditje në kuadratin e portës.

Me këtë barazim, Llapit i vazhdon seria negative e këtij starti të sezonit, duke marrë pikën e katërt këtë edicion, pas nëntë ndeshjeve, e duke zënë pozitën e nëntë në tabelë.

Ndërkohë, Feronikeli ’74 është i teti në tabelë, me tetë pikë, katër më shumë se Llapi.

Ndeshjen e ardhshme, Llapi i bën konak kampiones në fuqi, Dritës në Podujevë, me ndeshjen që luhet më 17 tetor nga ora 14:00.

Ndërkohë, Nikli do të udhëtojë për në Anamoravë, për t’u përballur me Gjilanin, më 18 tetor, nga ora 18:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy