Prishtinë: Arrestohen tre persona për tentativë vrasjeje – Policia sekuestron armë zjarri

by informim peje

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në lidhje me një rast të tentativës për vrasje që kishte ndodhur pesë ditë më parë në kryeqytet.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, më 18 shtator 2025, janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në vendbanimet e tyre dhe në një automjet që ishte në pronësi të njërës prej tyre, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtër (pistoletë) dhe një pushkë automatike të tipit AK-47.

banner

“Të tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy