Messi shkëlqen me 2 gola e 1 asist në fitoren e Inter Miamit

by Nexhat

Superylli argjentinas, Lionel Messi ka shënuar 2 gola dhe ka kontribuar me 1 asistim në triumfin 3-2 të Inter Miamit ndaj DC United.

Messi, golin e parë në ndeshje e shënoi në minutën e 66-të duke u shërbyer nga Jordi Alba. “La Pulga” realizoi edhe në minutën e 85-të, tani me asistimin e një tjetër ish-bashkëlojtari edhe te Barcelona, Sergi Busquets. Messi u përfshi në gol edhe në pjesën e parë duke asistuar për Allenden, që zhbllokoi rezultatin.

banner

Në Konferencën lindore të MLS, Inter Miami radhitet në vendin e 6-të me 52 pikë të grumbulluara pas 28 ndeshjeve të luajtura.

Messi ndërkohë kryeson listën e top golashënuesve me 22 gola, teksa ka asistuar edhe për shokët e skuadrës në 13 raste

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy